Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    PS depoziton zyrtarisht në Kuvend ndarjen e komisioneve parlamentare

    September 15, 2025

    TIRANË– Partia Socialiste e Shqipërisë ka depozituar zyrtarisht dokumentin me propozimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare.

    Nesër, të martën e 16 Shtatorit do të ketë dy seanca plenare, një në orën 10:00 dhe një në orën 17:00 ku do te miratohet rregullorja e re.

    Projektvendimi:

    Tiranë, më .09.2025

    Lënda: Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”, të ndryshuar

    NIKO PELESHI

    Kryetar i Kuvendit

    Baza ligjore: Neni 75, pika 2, i Kushtetutës dhe nenet 55 e 117 të Rregullores së Kuvendit

    I nderuar z. Kryetar,

    Bashkëlidhur do të gjeni projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”, të ndryshuar, së bashku me relacionin shoqërues, propozim i një grupi deputetësh.

    Propozimet

    REPUBLIKA E SHQIPERISE KUVENDI

    PROJEKTVENDIM

    PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN E KUVENDIT NR. 166, DATË 16.12.2004, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË KUVENDIT TË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

    Në mbështetje të nenit 75, pika 2, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 117 të Rregullores së Kuvendit, me propozim të një grupi deputetësh,

    KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

    VENDOSI:

    Në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë:

    Neni 1

    Në nenin 19 pika 1 ndryshohet si më poshtë:

    “1. Kuvendi miraton në seancë plenare ngritjen e 11 komisioneve të përhershme me emërtesat dhe fushat e përgjegjësisë si më poshtë:

    • Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat (Çështjet e politikave ekonomike me përqasjen ndaj tregut të përbashkët europian, Buxhetin e Shtetit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tij, marrëdhëniet e punësimit, lirisë së lëvizjes së punëtoreve, financat publike, privatizimet dhe sistemi bankar.)
    • Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. (Kodet dhe ligjet duke garantuar përputhshmërinë dhe zbatueshmërinë e tyre me standardin europian, organizimin e pushtetit gjyqësor dhe raportimin e tij, administratën e pushtetit gjyqësor, administratën publike, institucionet e pavarura në sistemin e drejtësisë.)
    • Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. (Çështjet e brendshme, të rendit, organizimin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare e publike, organizimin e forcave të armatosura dhe bashkëpunimin ushtarak, çështjet e organizimit dhe funksionimit të pushtetit vendor, emergjencat civile dhe mbrojtja nga fatkeqësitë, shërbimet sekrete.)
    • Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet. (Çështjet në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe politikat e zhvillimit të sportit.)
    • Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. (Çështjet lidhur me politikat shëndetësore, sigurimet shoqërore, familjen, gruan dhe çështjet për mirëqenien sociale.)
    • Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. (Çështjet në fushën e energjisë, burimeve natyrore dhe biodiversitetit, infrastrukturën, industrinë dhe telekomunikacionin, rregullimin e territorit, tregtinë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet për zhvillimin e qëndrueshëm.)
    • Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.(Çështjet në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, çështjet lidhur me veprimtarinë e mediave audiovizive dhe informimit dhe çështjet për garantimin e lirisë së shprehjes.)
    • Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural. (Çështjet e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit, çështjet e zhvillimit rural, çështjet e kontrollit dhe garantimit të sigurisë ushqimore, monitorimin e zbatimit të politikave në fushën e bujqësisë dhe të sigurisë ushqimore)
    • Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. (Çështjet e kulturës kombëtare dhe trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, politikat për ruajtjen e identitetit kulturor, gjuhësor të diasporës dhe të pjesëmarrjes së saj në proceset politike dhe sociale në vend.)
    • Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. (Çështjet e integrimit europian, përafrimi i legjislacionit me legjislacionin e Bashkimit Europian, mbikëqyrja e zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit, mbikëqyrja e asistencës financiare të Bashkimit Europian për Shqipërinë, monitorimi i negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, politikat e jashtme, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.)
    • Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. (Monitorimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të strategjive, rezolutave, vendimeve dhe planeve të veprimit të Kuvendit, Shqyrtimi dhe ndjekja e nismave të qytetarëve dhe peticioneve; Realizimi dhe koordinimi, mbikëqyrja dhe kontrolli i zbatimit të ligjeve nga ekzekutivi, institucionet dhe agjencitë e pavarura prej tij, përmes koordinimit të procesit parlamentar për kontrollin post-legjislativ (PLS); Koordinimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.)

    Neni 2

    Në nenin 20 pika 3 shfuqizohet.

    Neni 3

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    KRYETARI

    Niko PELESHI

    drafti i rregullores së Kuvendit Seance Plenare 16 Shtator 2025
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    April 23, 2026

    Trump për Iranin: Unë kam gjithë kohën e botës, por ora po ecën

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.