Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbardhet dosja e vde*jes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, ndërhyrje dentare pa grafi dhe komplikime fatale

    October 15, 2025

    Dosja hetimore e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu zbardh çdo hap të ngjarjes, që nga momenti i mbërritjes së fëmijës në klinikën dentare deri tek autopsia.

    Sipas dëshmive të prindërve dhe familjarëve që kanë qenë prezentë, fëmijës nuk i është bërë asnjë grafi e dhëmbëve. Konsulta me prindërit u zhvillua pa prezencën e fëmijës. Mjekja stomatologe Ina Xhaxho kërkoi një foto të dhëmbëve të Brianit, ndërsa ditën e ndërhyrjes fëmija u fut në procedurë.

    Prindërit u njoftuan se do të bëheshin vetëm dy mbushje dhëmbësh, por për shkak se djali nuk bashkëpunonte, iu bë një gjilpërë qetësuese dhe më pas u fut në anestezi. Mjeku Roland Xhaxho deklaroi se kjo ishte një teknikë e përdorur gjerësisht dhe nuk e rrezikonte jetën, raporton Top Channel.

    Ndërhyrja përfundimisht u bë në 14 dhëmbë, pasi Ina Xhaxho e konsideroi të nevojshme për të shmangur një tjetër anestezi. Familjarët pretendojnë se pas ngjarjes kanë folur vetëm me Roland dhe Ina Xhaxho, ndërsa në Urdhrin e Stomatologut paraqitet një tjetër mjeke, Marta Gina, e cila deklaroi se kishte kryer ndërhyrjen dhe se grafia nuk ishte e nevojshme. Prindërit nuk e kishin njohur më parë këtë mjeke dhe nuk kishin pasur kontakt me të.

    Shtetasi Bledar Spahiu ka deklaruar se rreth dy javë para datës 28.09.2023, kishte shkuar në klinikën “Splendent” për një konsultë për dhëmbët e djalit. Ai informoi stomatologen Ina Xhaxho mbi historikun shëndetësor të fëmijës, duke përmendur një operacion në zemër që djali kishte bërë rreth 9 muajsh dhe duke i dorëzuar një recetë të doktorit kardiopediatër Albert Koja. Mjekët i konfirmuan se ndërhyrja do të bëhej me anestezi të lehtë dhe pa rrezik.

    Ndërhyrja ishte planifikuar për datën 21.09.2023, por u shty për shkak të virozës së fëmijës dhe u krye më 28.09.2023. Në këtë ditë, Brian shkoi në klinikë së bashku me prindërit dhe gjyshin, ndërsa Ina Xhaxho dhe Roland Xhaxho i shpjeguan detajet e ndërhyrjes dhe anestezisë. Djali u qetësua me një gjilpërë dhe u fut në sallë. Pagesa për anestezinë dhe procedurën u bë pjesërisht para dhe pjesërisht pas ndërhyrjes, gjithsej 400,000 lekë, pa marrë kupon tatimor.

    Pasi përfundoi ndërhyrja, Brian u mbajt në gjendje përgjumjeje. Familjarët vërejtën se ai kishte duart, këmbët dhe hundën të ftohta dhe nuk reagonte përveçse kur prekej te fundi i veshëve. Infermierja dhe mjekët i thanë prindërve se kjo ishte normale dhe duhet të prisnin për daljen e narkozës.

    Rreth orës 19:30, djali u dërgua në shtëpi në gjendje të rëndë, me temperaturë fillestare 37°C që më pas u rrit deri në 39°C, me trup të zverdhur dhe gjendje të përgjumur. Prindërit kontaktuan disa herë numrin e dhënë nga mjekët, por nuk morën përgjigje. Brian u dërgua urgjent në Spitalin e Pediatrisë në QSUT rreth orës 23:00, ku gjatë rrugës humbi vetëdijen dhe më pas ndërroi jetë.

    Brian Spahiu dosja ndërhyrje dentare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.