Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbardhen detaje si funksiononte rrjeti i pro*titucionit në Tiranë, roli i polices dhe taksistit

    March 21, 2025
    E përplasi makina/ Pas 1 jave në spital humb jetën 50-vjeçarja shqiptare(EMRI)

    TIRANË-Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon aksionit ku u godit një rrjet prostitucioni me vajza nga Amerika Latine në kryeqytyet.

    Raportohet se në kuadër të operacionit të koduar “Orkidea”, Prokuroria ka lëshuar gjithsej 11 masa arresti, ku janë ekzekutuar 8 prej tyre, ndërsa 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

    Mes tetë prej arresteve që janë ekzekutuar, 6 prej tyre janë “arrest me burg” dhe dy të tjera “arrest në shtëpi” Po ashtu, bëhet me dije se janë proceduar penalisht dhe 44 vjaza nga Amerika Latine, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion.

    Rrjeti i prostitucionit drejtohej nga një grua nga Kolumbia, shtetasja G. R. 47 vjeçe, e cila bashkëpunonte në Shqipëri me një taksist, shtetasin Esmerald Sulollari, i cili sipas Policisë, ishte përgjegjës për sigurimin e kushteve për të ushtruar prostitucion.

    Ndërkohë gruaja kolumbiane, bashkëpunonte dhe me disa kolumbiane të tjera dhe me dy shqiptaret Elona Muraj dhe Anisa Brahaj, për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve, ku vajzat nga Kolumbia do të ushtronin prostitucion. Anisa Brahaj është efektive policie me detyrë nënkomisare në komisariatin nr.4 në Tiranë.
    Dy shqiptaret ndodhen në “arrest shtëpie, ndërsa 5 kolumbianet dhe Esmerald Sullari kanë përfunduar në burg. Tutorja nga Kolumbia është shpallur në kërkim, pasi rrjetin e prostitucionit e drejtonte që prej shtetit të saj.

    MASAT E ARRESTIT QË JANË EKZEKUTUAR

    -Arrest me burg për shtetasin Esmerald Sulollari, 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;
    -Arrest në shtëpi për shtetasen Elona Muraj, 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;
    -Arrest me burg për shtetasen Yuly Gomez, 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
    -Arrest me burg për shtetasen Liliana Valencia, 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
    -Arrest me burg për shtetasen Nicol Benitez 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”,  “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;
    -Arrest me burg për shtetasen Stefania Marin, 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
    -Arrest me burg për shtetasen Nicole Bertel, 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:
    -Arrest në shtëpi për shtetasen Anisa Brahaj, 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

    Policia thotë se po punohet për kapjen e tre shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ u shpërndan partive politike 1.3 mln euro për fushatë

    Rama rrëfen rrugëtimin e tij politik plot sfida dhe të papritura

    Pjesë e listës së hapur të PS/ Gjylameti: Jam e bindur se do jem në parlament

     

    Anisa Brahaj arrestohet efektivja e policisë ne Tirane prostitucion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    April 18, 2026

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    April 18, 2026

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.