TIRANË– Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve u ka shpërndarë 1.3 milionë euro partive politike për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
65 mln lekë i merr PS, 44 mln lekë PD, 9 mln lekë PL, 3 mln lekë PSD, 2 mln lekë Partia Republikane, 1mln lekë e merr PDIU dhe pjesa tjetër u shpërndahet partive të tjera.
Lista e plotë:
Partia Socialiste (PS) përfiton 65 milionë lekë
Partia Demokratike (PD) merr 44 milionë lekë
Partia e Lirisë (PL) përfiton 9 milionë lekë
Partia Socialdemokrate (PSD) merr 3 milionë lekë
Partia Republikane (PR) siguron 2 milionë lekë.

Vihet re se në renditjen e KQZ-së, Partia Socialiste është partia që ka marrë pjesën më të madhe të fondit për fushatë politike, me një total prej 65.291.390 lekë. Pas PS, vjen PD me një total prej 44.818.545 lekësh./Radar.al
Rama rrëfen rrugëtimin e tij politik plot sfida dhe të papritura


