Detaje të reja dalin në lidhje me vdekjen e Ismail Aliaj, 63 vjeç, i cili u dhunua sot mesditën në Vlorë dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Policia bën me dije se dy persona e kanë dhunuar viktimën dhe janë tashmë të identifikuar, ndërsa operacioni për kapjen e tyre është në zhvillim.
Sipas burimeve zyrtare, një muaj më parë viktimës i ishte djegur automjeti. Autoritetet po hetojnë nëse kjo ngjarje ka lidhje me të njëjtët autorë të dhunimit, si dhe për të sqaruar motivet që çuan në konflikt.
Hetimet vazhdojnë intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


