Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 5, duke ndryshuar rrjedhën e lojës.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të spektaklit, televotimi aktual është anuluar, ndërsa banorët nuk janë ende në dijeni të këtij vendimi.
Në televotim ishin Selin, Gimbo dhe Greta, të cilët u dërguan në nominim nga Juela, pasi kjo e fundit hapi Kutinë e Pandorës.
Detaje të mëtejshme rreth zarfit të zi dhe pasojave që do të sjellë pritet të zbulohen në Prime-n e së shtunës, kur “Vëllai i Madh” do të sqarojë situatën.


