Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Veliajt

    Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, besim për Shqipërinë! Prioritet investimet në mbrojtje! Brenda vitit, 3 avionë zjarrfikës

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Xhamia e Namazgjasë, tashmë një vend i shenjtë” Rama: Faleminderit miku im Erdogan

    October 10, 2024
    “Xhamia e Namazgjasë, tashmë një vend i shenjtë” Rama: Faleminderit miku im Erdogan

    Në praninë e Presidentit të Turqisë, Rerxhep Taip Erdogan, i cili është financuesi kryesor i xhamisë së Namazgjasë, pasditen e sotme u realizua dhe inaugurimi i këtij objekti kulti.

    Edi Rama përgjatë fjalës së tij tha se përfundimi dhe hapja e kësaj xhamie tashëm i jep domethënie katrorit të katër faltoreve të kryeqytetit, duke përmbyllur skicën e flamurit shpirtëror.

    “Xhamia e Namazgjasë është tani një vend i shenjtë”, theksoi kreu i qeverisë, duke shprehur mirënjohjen për komuniteti mysliman turk, i cili mundësoi mjetet për komunitetin shqiptar që kjo xhami të ndërtohej.

    Rama tha se ndër breza do të flitet për lidhjen e pazgjidhshme që ekziston mes Shqiëprisë dhe Turqisë mike.

    Edi Rama: Kjo xhami i jep domethënien katrotit të katër faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri shpirtëror. Flamur që lind Shënd Kostandinin, pajton islamin dhe krishtërimin, shpall midis feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin. Si çdo faltore tjetër e këtij vendi ku gjen paqe çdo shqiptar që i falet zotit të vet, kjo xhami e Namazgjasë është tani një vend i shenjtë. Këtij vendi nuk mund t’i këndohet sot më mirë se sa në shqipen e Haxhi Afiz Ibrahim Dalliu. Le të hyjmë sot këtu me këmbën e mbarë dhe me fjalën në ungjill të Isait “Paqja e Zotit qoftë me të”. Në shtëpinë e madhe të Atit ka banesa të shumta. Faleminderit dhe mirënjohje zoti President i Turqisë, miku im gjithnjë i mirëseardhur në Shqipëri. Në shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta, për përkushtimin tënd vëllazëror për t’iu përgjigjur lutjeve të komunitetit mysliman shqiptar, duke u bërë zëri i thirrjes për komunitetin mysliman turk i cili i dha bashkësisë shqiptare mjetet e nevojshme për ndërtimin e kësaj xhamie, e cila ndër breza do ta dëshmojë gjestin tuaj dhe do t’i flasë për lidhjen mes dy vendeve tona. U priftë e mbara në familjet e tyre të gjitha familjeve myslimane në Shqipëri. Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim drejt majës ku duam dhe do ta ngjisim flamurin e Skënderbetut dhe Ismail Qemalit.

    LEXO EDHE: 

    Krah për krah me bashkëshortet, Erdogan dhe Rama inagurojnë xhaminë e Namazgjasë

    Konferenca me Erdogan/ Rama e respekton në gjuhën turke: Eyvallah!

    Erdogan rama Xhamia e Namazgjasë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Veliajt

    July 21, 2026

    Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, besim për Shqipërinë! Prioritet investimet në mbrojtje! Brenda vitit, 3 avionë zjarrfikës

    July 21, 2026

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    July 21, 2026

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.