Takimi mes Erdoganit dhe Ramës për sot u bë “lajm i ditës”. Kjo për arsye të shumta, kryeson marrëveshja mes dy vendeve.
Përgjatë fjalës së kryeministrit Rama ajo çfarë tërhoqi më së shumti vëmendjen e të gjithëve ishte shprehja e tij “Eyvallah”.
Edi Rama: Dua të përsëris edhe njëherë për të disatën herë falenderimet dhe shprejen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot në Tiranë. *i flet turqisht Eyvallah (Faleminderit). Presidenti i Turqisë e përsërit sa herë takohemi dhe me shumë të drejtë që niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve nuk e pasqyron ashtu siç duhet potencialin mes dy vendeve. Sa më shpejt të arrijmë tavanin e 2 mld eurove për të çelur një fazë të dytë. Ndava me presidentin kënaqësinë që në tërësinë e turizmit në vendin tonë, numri i turqve që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 85%. Dhe nga ana tjetër duke parë interesimin në rritje të operatorëve turistikë ne jemi besimplotë që vitin e ardhshëm do të kemi më shumë. Në këtë aspekt presidenti ritheksoi që duhet të bëhet më shumë për investime nga ana turke.
LEXO EDHE:
Pas takimit me Begaj/ Erdogan mbërrin në Kryeministri, pritet nga Edi Rama


