Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, pas këshillave nga kryeministrat italian dhe hungarez, Giorgia Meloni dhe Viktor Orbán.
Vuçiç tha se ata i sugjeruan që takimi të zhvillohej atje, duke theksuar se është gjithmonë më mirë të bisedohet në Mar-a-Lago sesa në Uashington.
Sipas Vuçiç, nëse vizita do të ishte zyrtare, ajo do të kishte ndodhur në Zyrën Ovale, por për të, çdo takim me Trump është i rëndësishëm. Ai theksoi se pavarësisht vendit të takimit, Trump mbetet presidenti i SHBA-së dhe është një nder për të.


