TIRANË– Hyrja e banorëve të rinj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 ka trazuar ujërat. Vserlo është aktivizuar që në momentet e para të hyrjes në këtë format, ku është përplasur me Rozanën, Valbonën, ndërsa duket se ka krijuar një raport të afërt me Loredanën.
Nga ana tjetër kujtojmë që Vserlo ka pasur debat të ashpër edhe me njërën nga banoret që u bë pjesë formatit në të njëjtën kohë me të, Olën.
“Po dhe ti Danja pse bën kshu? Dhe unë me gjak jamë moj Danja. Ai është njeri i ligë.- dëgjohet t’i thotë Ola Danjës për Vserlon./Radar.al


