Mbrëmjen e 25 marsit një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën ku Naser Gashi dhe Miftar Miftari u qëlluan me armë zjarri në lagjen 4 Llullat në Prishtinë.
Pasi u nis drejt spitalit Naser Gashi fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Nga ana tjetër, Miftar Miftari mësohet se ka mbetur i plagosur.
Mirëpo në lokalin ku ndodhi ngjarja u raportua se kishte qenë prezent dhe njëri nga ish-banorët e “BBVK”, i njohur si Xuxi.
Për rrjedhojë në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ish-banori u shpreh se ishte në tavolinë me një nga të plagosurit.
“Njëri është plagosur në tavolinën ku kam qenë unë, ndërsa tjetri më duket se u ngritë në këmbë të ikte dhe e ka marrë plumbin”, tha Xuxi.


