Ditën e sotme në seancën ndaj Mario Përlleshit, autorit që i mori jetën Martin Canit, u mësua se Përlleshi kërkoi zbutje mase.
Ndërkohë shoku i Martinit, Luis Meçe që mbeti i plagosur në ngjarjen tronditëse, ka lënë ambientet e spitalit ku ishte duke u kuruar, për t’u dërguar në Bari të Italisë për mjekim të mëtejshëm.
Prindërit e tij pohuan se ai ka nevojë për trajtim fizioterapie dhe për psikolog.
Ju kujtojmë se Luis Meçja mbeti i plagosur në përpjekje për të shpëtuar mikun e tij. Ai u godit disa herë nga autori i dyshuar, Mario Përlleshi.


