Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reagimet gjermane-lehtësim dhe skepticizëm

    Grabitet me ar*ë një pikë karburanti, shpallen në kërkim autorët

    Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Vrasja e Alex Pretit dhe arrestimi i gazetarëve, shpërthejnë protestat ne SHBA

    January 31, 2026

    Protestat kundër operacioneve të Zbatimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) janë përhapur në disa shtete të SHBA-së, ndërsa autoritetet e Minesotës kanë kundërshtuar hapur administratën federale pas vrasjes së dy qytetarëve amerikanë nga agjentë federalë.

    Të premten, në kuadër të një greve mbarëkombëtare, restorante dhe biznese në disa qytete mbajtën qepenat mbyllur, ndërsa u shënuan mungesa në shkolla. Organizatorët bënë thirrje për bojkot të punës, shkollës dhe blerjeve, duke nxitur marshime dhe tubime proteste nga Kalifornia deri në Maine.

    Në Minesota, protestat hynë në javën e dytë radhazi pas njoftimit të Departamentit të Drejtësisë për hapjen e një hetimi mbi të drejtat civile lidhur me vrasjen e Alex Pretti, i qëlluar për vdekje nga agjentë federalë. Pretti është viktima e dytë këtë vit në shtet, pas vrasjes së Renee Good në janar, çka ka rritur ndjeshëm presionin politik ndaj Shtëpisë së Bardhë.

    Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, reagoi duke theksuar se banorët e shtetit nuk kanë parë ende ndryshime konkrete nga administrata federale. Shtëpia e Bardhë ka lënë të hapur mundësinë e tërheqjes së disa agjentëve nga Minneapolis.

    Tubime solidariteti u zhvilluan edhe në qytete të tjera, përfshirë Baltimore-in, ku protestuesit kundërshtuan veprimet e ICE-së dhe përplasjet fatale ku janë përfshirë agjentë federalë.

    Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, konfirmoi se hetimi për vrasjen e Prettit po drejtohet nga FBI-ja dhe do të shqyrtojë nëse gjatë ndërhyrjes janë shkelur ligjet federale, duke e cilësuar procesin si një “hetim standard”.

    Ndërkohë, tensionet u rritën pas arrestimit të ish-prezantuesit të CNN, Don Lemon, dhe gazetares së pavarur Georgia Fort, gjatë mbulimit të një proteste në St. Paul. Arrestimet kanë ngjallur reagime të forta nga organizatat për mbrojtjen e lirisë së shtypit.

    Në zhvillime të tjera, aktivistë për të drejtat e emigrantëve kanë ngritur padi në Boston kundër një politike të ICE-së për hyrjen në banesa pa urdhër gjyqësor, ndërsa në Nju Jork guvernatorja Kathy Hochul ka propozuar ligj për të kufizuar bashkëpunimin e policisë lokale me ICE-n.

    Alex preti gazetarët protesta SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reagimet gjermane-lehtësim dhe skepticizëm

    June 16, 2026

    Grabitet me ar*ë një pikë karburanti, shpallen në kërkim autorët

    June 16, 2026

    Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

    June 16, 2026

    Arrestohen dy shtetase kolumbiane për pr*stitucion në Fier

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.