Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Votat rinumërohen, koha për institucionet shkurtohet

    January 20, 2026
    Një zyrtare e Komisionit Qendror Zgjedhor duke mbajtur në dorë një fletëvotim gjatë rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të hënën e 19 dhjetorit në Prishtinë.

    Në kohën kur dukej se Kosova po shkonte drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, procesi zgjedhor u kthye disa hapa prapa. Zbulimi i mospërputhjeve serioze në votat e kandidatëve për deputetë e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta. Vendimi i marrë më 19 janar pasoi rinumërimin e pjesshëm nga java e kaluar, gjatë të cilit u evidentuan shkelje dhe dallime të theksuara, si dhe thirrjet e vazhdueshme të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile për një rinumërim tërësor të votave.

    Për vëzhguesit e proceseve zgjedhore dhe zhvillimeve politike në Kosovë, ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të votës, por njëkohësisht hap rrezikun e vonesave të gjata procedurale dhe të një krize të mundshme institucionale.

    Roli i KQZ-së dhe mundësitë për përshpejtim

    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se zvarritja e rinumërimit përtej javës së parë të shkurtit mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe, rrjedhimisht, në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

    Ai thekson se rinumërimi i votave pasohet edhe me procedura të tjera ligjore, përfshirë afatin prej dhjetë ditësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) – çka e ngushton edhe më shumë hapësirën kohore për përmbylljen e procesit.

    Megjithatë, sipas tij, gjithçka mund të përshpejtohet nëse KQZ-ja rrit kapacitetet teknike dhe njerëzore për rinumërim.

    “Kësisoj, besoj se me një dinamikë të tillë, KQZ-ja mund të vijojë me rinumërim të plotë… sepse deri më tash janë rinumëruar gati 600 kuti të votimit, që nënkupton se mbeten edhe rreth 2 mijë të tjera. Në rast se dyfishohet numri i tavolinave për rinumërim, procesi mund të përmbyllet më shpejt”, shpjegon Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

    Pasojat e mundshme
    Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thekson se zbardhja e çdo manipulimi eventual të votave duhet të jetë prioritet i institucioneve të rendit dhe ligjit.

    Sipas tij, keqpërdorimet e votave ngrenë dyshime serioze se ato mund të kenë ndodhur pa udhëzime nga strukturat e partive politike.

    Duke iu referuar përvojës së zgjedhjeve të 9 shkurtit – pas të cilave formimi i institucioneve u zvarrit për disa muaj, për të përfunduar me zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor – Muhaxhiri paralajmëron se partitë politike mund t’i shfrytëzojnë afatet ligjore për bllokada të reja institucionale.

    “… sepse edhe partitë duhet të sqarohen për çështjen e komisionerëve, për çështjen e manipulimit të votave. Do të krijohen pengesa të mëdha përbrenda partive – gjë që, pastaj, do të ndikojë edhe në dobësimin e tyre në raport me krijimin e koalicioneve të mundshme, ose të ndonjë strategjie në raport me Qeverinë [e ardhshme] dhe zgjedhjen e presidentit”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

    “Politikanët kosovarë e kanë dëshmuar se kanë kapacitete të pafundme për bllokada dhe për krijimin e pengesave në funksionimin normal të institucioneve. Prandaj, rreziku që kjo situatë të përsëritet mbetet real”, shton ai.

    Të dy analistët paralajmërojnë se nëse zinxhiri i vonesave vazhdon – nga rinumërimi tek ankesat, certifikimi dhe konstituimi i Kuvendit – vendi mund të përballet me një krizë të thellë institucionale, duke përfshirë edhe rrezikun për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Afatet ligjore dhe rreziku për zgjedhjen e presidentit
    Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i ri duhet të zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

    Presidentes Vjosa Osmani, mandati i skadon më 4 prill, që do të thotë se afati për zgjedhjen e presidentit të ri ose të Osmanit edhe për një mandat të ri është 4 marsi.

    Cakolli paralajmëron se në situatën aktuale, me vonesat që pritet të shkaktojë rinumërimi dhe procedurat pasuese, Kuvendi mund të mos arrijë të konstituohet deri në atë kohë, “e lëre më të zgjidhet Qeveria e re dhe të votohet presidenti i ardhshëm”.

    Shqetësim të ngjashëm ndan edhe Muhaxhiri.

    “… do të hyjmë në një kaos ligjor, sepse as Kushtetuta e Kosovës nuk e parasheh një skenar të tillë. Do të futemi në një tunel pa asnjë dritë, sepse askush nuk do të ketë mundësi institucionale ta zhbllokojë situatën”, thekson Muhaxhiri.

    Ai shton se krijimi ose jo i një krize të tillë institucionale mbetet “në ndërgjegjen e partive politike”, të cilat mund të ndikojnë në përshpejtimin ose vonesën e të gjitha procedurave.

    Si mund të shmanget kriza?

    Ekspertët e proceseve zgjedhore paralajmërojnë se për të shmangur një krizë institucionale, partitë politike duhet t’i përshpejtojnë procedurat e rinumërimit dhe të shmangin përdorimin e afateve për bllokada.

    Sipas tyre, edhe presidentja e vendit dhe partitë duhet të sigurojnë koncensus për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

    Përndryshe, vonesat në këto procese, theksojnë ata, mund të kenë edhe pasoja ekonomike për Kosovën.

    Në këtë aspekt, rreziku më i madh lidhet me mosmiratimin e buxhetit të shtetit deri më 28 shkurt.

    Pas kësaj date, nuk mund të merren vendime për lëvizje të mjeteve financiare, përfshirë pagat, pensionet dhe pagesat për kategoritë sociale.

    Në rrezik mund të vihen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë dritën jeshile nga Kuvendi.

    Për shembull, afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes me Bankën Botërore, e cila parasheh financimin e politikës zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër, është 13 shkurti.

    “Barra e përgjegjësisë bie mbi vetë partitë politike, sepse, fundja, vetë KQZ-ja është trup politik i përbërë prej tyre. Vendimet për udhëheqjen dhe përmbylljen e procedurave sa më shpejt që është e mundur, janë në diskrecionin e tyre”, përfundon Cakolli./REL

    votat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.