TIRANË– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka përfunduar takimin me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.
Bëhet me dije se në fokus të takimit ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kjo vizitë 2-ditore e Presidentes së KE në Tiranë erdhi vetëm pak ditë pasi Shqipëria hapi grup kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.


