Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    VOA: Anija e parë italiane me emigrantë arrin në portin shqiptar

    October 16, 2024
    VOA: Anija e parë italiane me emigrantë arrin në portin shqiptar

    TIRANË– Një anije italiane me grupin e parë të emigrantëve arriti në portin e Shëngjinit mëngjesin e së mërkurës, duke shënuar fillimin e zbatimit të një plani të diskutueshëm për të përpunuar mijëra kërkesa për strehim jashtë Italisë.

    Qeveria italiane ka ngritur dy qendra pritëse në Shqipëri, marrëveshja e parë e këtij lloji, sipas të cilës një vend i Bashkimit Evropian i dërgon emigrantët në një vend që nuk është pjesë e bllokut, në përpjekje për të penguar emigracionin e paligjshëm.

    Anija Libra e marinës ushtarake italiane, hyri në portin e Shëngjinit pak para orës 08:00 të mëngjesit duke u ankoruar 30 minuta më pas. Të 16 emigrantët meshkuj që ndodheshin në bordin e saj, u shpëtuan në det të dielën. Dhjetë prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, vende që konsiderohen si të sigurta nga Italia.

    Rreth orës 10:00, me grupe nga katër, migrantët zbritën nga anija të shoqëruar nga forcat të policisë italiane. Ata përshkruan me këmbë, distancën e shkurtër prej disa dhjetra metra nga hyrja e qendrës së ngritur nga autoritetet italiane në brendësi të portit të Shëngjinit.

    Këtu ata iu nënshtruan menjëherë kontrolleve mjekësore, ndërsa u janë ofruar dhe veshje e ushqim. Më pas do të nisin procedurat e nevojshme të identifikimit. Brenda ditës, do të transferohen më pas në brendësi të vendit në Gjadër, rreth 20 kilometra larg, në një zonë që dikur ishte pjesë e një ish aeroporti të ushtrisë shqiptare, e cila është transformuar në një qendër të madhe pritje që do të funksionojë nën jurisdiksionin Italian.

    Sipas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, numri i përgjithshëm i emigrantëve të pranishëm në një kohë në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3000 veta. Për momentin kampi i Gjadrit mund të presë deri në 400 migrantë, ndërsa zgjerimi i kapaciteteve do të vijojë në një fazë të dytë.

    Brenda kampit funksionojnë tre zona. E para, dhe më e madhja, është qendra ku migrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për kërkesën për azil. Në një tjetër zonë, me disa dhjetra shtretër, është destinuar për ata të cilëve u është refuzuar kërkesa dhe do të duhet të riatdhesohen. Ndërsa një tjetër hapësirë është transformuar në një burg të vogël, për rastët e mirantëve që mund të kryejnë krime brenda kampit.

    Italia ka thënë se vetëm burrat “jo të cenueshëm” që vijnë nga vendet e klasifikuara si të sigurta, do të dërgohen në Shqipëri.

    Aktualisht janë 21 vende të tilla në listën italiane. Vitin e kaluar, 56,588 emigrantë mbërritën në Itali nga vetëm katër prej këtyre vendeve: Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Tunizia. Shumica ikin shpejt nga qendrat e pritjes dhe shkojnë në Evropën veriore më të pasur.

    Sipas marrëveshjes deri në 36 mijë emigrantë mund të dërgohen për përpunim në territorin shqiptar çdo vit nga Italia, për sa kohë që ata vijnë nga lista e vendeve të sigurta. Për emigrantët nga këto vende ka kufizime të ashpra për përfitimin e azilit.

    Qendrat do të strehojnë vetëm burra të rritur, ndërsa personat e cenueshëm si gratë, fëmijët, të moshuarit dhe ata që janë të sëmurë ose viktima të torturës, do të strehohen në Itali. Familjet nuk do të ndahen.

    Marrëveshja pesëvjeçare e nënshkruar nëntorin e kaluar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, është përshëndetur nga disa shtete që, si Italia, përballen me një barrë të rëndë refugjatësh.

    Marrëveshja u mbështet nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një shembull i “të menduarit jashtë kutisë” në trajtimin e çështjes së migrimit në Bashkimin Evropian. Por ajo është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut si një precedent i rrezikshëm.

    Kryeministri Rama e ka bërë të qartë se asnjë vend tjetër nuk do të mund të ketë qendra të tilla në Shqipëri. Ai tha se Shqipëria është mirënjohëse për dhjetëra mijëra shqiptarë që u mirëpritën nga Italia pas rënies së komunizmit në vitin 1991, ose mbështetjen e ofruar nga Roma gjatë trazirave ekonomike të vitit 1997 dhe pas tërmetit të vitit 2019./VOA

    Anija e parë italiane Marrëveshja Itali-Shqipëri porti shqiptar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.