Në bashkinë e Vlorës ka përfunduar numërimi i kutisë së parë të votimit, ku kandidatja e Partisë Socialiste, Bruna Mersini, kryeson me diferencë të theksuar.
Kutitë e votimit në Vlorë janë shpërndarë në katër KZAZ, ndërsa pjesëmarrja në votime ka qenë më e ulëta në rang vendi, vetëm 12.54%, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Rezultatet e kutisë së parë në KZAZ nr. 85:
• Brunilda Mersini (PS): 64 vota
• Dionis Sota: 12 vota
• Gjergji Nika: 8 vota
• Vota të pavlefshme: 8
Procesi i numërimit vijon në kutitë e tjera të bashkisë.


