Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Vllaznia nis prezantimet/ FIFA i bllokon merkaton, kuqeblutë nuk regjistrojnë dot lojtarë

    December 30, 2024

    TIRANË-Merkatoja e Vllaznisë figuron e bllokuar nga FIFA. Ky është vendimi i fundit i organit më të madh botëror të futbollit. Në një kontroll të lehtë në vendimet e bllokimeve figuron se kuqeblutë janë pezulluar të regjistrojnë lojtarë në tre sesionet e radhës, që janë merkatoja e janarit 2025, ajo e verës 2025 dhe e dimrit 2026.

    Nuk dihen lojtarët apo punonjësit që kanë ngritur ankimimin, por duhet shtuar se në rast të shlyerjes së detyrimeve, gjithçka mund t’i kthehet normalitetit. Vendimi i publikuar është i datës 26 dhjetor, teksa shkodranët kanë gjithë kohën e nevojshme për të rregulluar këtë problem, që për hir të së vërtetës nuk dihet sesa i madh është. Mbetet të shihet sesa është shuma që kuqeblutë duhet të paguajnë kundrejt palës tjetër.

    AFRIMET – Pavarësisht se merkatoja është bllokuar, Vllaznia vijon të punojë në përforcimin e skuadrës me elemente të rinj. Ditën e shtunë klubi kuqeblu ka zyrtarizuar afrimin e ish-mesfushorit të Apolonisë, Serjan Repaj. Ai ka pozuar me fanellën kuqeblu në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët problemin më të madh e kanë pasur në mbrojtje, ku kanë pësuar shumë gola.

    Lëvizja e fundit për tu përmirësuar është ardhja e 24- vjeçarit. Një tjetër futbollist pritet të jetë afrimi i radhës te shkodranët. Fjala është për Alfred Mensah, sulmuesin që “Panorama Sport” e paralajmëroi para pak ditësh se është afër ekipit kuqeblu. Dhe duket se tashmë gjithçka ka marrë formë dhe do të zyrtarizohet në orët e ardhshme. Për Mensah ky do jetë një rikthim në kampionatin shqiptar pasi ganezi aktualisht është pjesë e Ballkanit në Kosovë.

    Në Suharekë minutat i ka pasur me “pikatore”, duke luajtur vetëm 54 minuta në 6 ndeshje, ku sulmuesi ka ardhur gjithmonë nga stoli dhe asnjëherë nuk është prezantuar si titullar për ekipin nga Suhareka. Në Superiore 25-vjeçari ka kaluar 5 sezone mes skuadrave të Skënderbeut fillimisht, e më pas te Partizani. Me të kuqtë gjithashtu ka shijuar edhe titullin kampion në sezonin 2022-2023. Në elitën e futbollit tonë gjatë 5 sezoneve të aktivizimit të tij, Mensah ka arritur ta gjejë rrjetën 24 herë. Te kuqeblutë ai shihet si një mbështetës i rëndësishëm për Balajn, qoftë për tu alternuar ndonjëherë me shkodranin apo edhe të jetë një rezervë ideale për të.

    BLLOKIMET – Për tu kthyer te bllokimet, mësohet se FIFA ka ndaluar për të regjistruar lojtarë edhe Burrelin dhe Erzenin. Këta të fundit po kalojnë probleme të mëdha në këtë sezon dhe renditen në fund të renditjes. Bllokimi i merkatos është një tjetër goditje për shijakasit. Sakaq, Burreli renditet i katërti, por bllokimi i merkatos mund ta pengojë jo pak. As në këtë rast nuk dihen lojtarët që kanë ngritur ankesë, por fakti është që ata kanë fituar çështjet dhe presin të shlyhen./PanoramaSport

    fifa Kuqeblutë Merkatoja e Vllaznisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.