Ditën që do të arrestohej Ilir Meta, më 21 tetor 2024, një nga reagimet që erdhi, për habinë e të gjithëve, i drejtpërdrejtë dhe personal, ishte ai i ish ambasadores së BE në Shqipëri, Romana Vlahutin.
Përmes një reagimi në “X” Vlahutin shkruante se nuk ka të paprekëshmë ndërsa thekson se ky është një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë.
“Reforma në drejtësi me fuqi të plotë! Nuk ka të paprekshëm. Dhe një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë: mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por do të shërbehet përfundimisht.” shkruan ish-ambasadorja.
Sot, 23 tetor, Monika Kryemadhi, pas daljes nga seanca për rivlerësim të masës së sigurisë, nuk e la pa përgjigje Vlahutinin:
“Unë nuk jam besimplotë në SPAK as te drejtësia e Vlahutin. Të gjithë këta të BKH-së a dini kush i ka trajnuar. Burri i Romana Vlahutin. Ai e ka fituar projektin nga BE për trajnimin. Ndiqni paranë. Unë paranë ndoqa ngaqë shkova tek ata”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi: Nuk kam frikë! Edhe xhaketën Michael Kors e kam, me lekët e mia e kam blerë
Të dy në një sallë gjyqi, çfarë ndodhi sot me Ilir Metën dhe Kryemadhin? Monika: Na provokuan


