Caktimin e seancës së gjyqit në të njëjtën ditë dhe orë, në GJKKO, për rivlerësimin e masës së sigurisë, Kryemadhi e ka quajtur provokim, pasi siç u shpreh ajo e dinë të gjithë marrëdhënien me ish bashkëshortin e saj Ilir Meta.
“Sot kanë bërë një provokim shumë të hapur për mua e familjen time se ata e dinë mirë marrëdhënien time me Ilir Metën dhe në mënyrë të qëllimshme, na kanë futur në një sallë, kur secili nga ne ka masën për ta marrë në mënyrë individuale. kjo shkel të drejtat e individit, asnjë nga ne s’është i akuzuar, jemi të dyshuar”.
“Më shqetëson prezenca me Ilir Metën në një sallë sepse është provokim”.
Lidhur me arrestimin e Ilir Metës më 21 tetor tek kthesa e Kamzës, nga agjentët e BKH, Kryemadhi tha:
“Pashë 3 musketjerët e dretjësisë së Ramës, Krajën, Dumanin dhe Kllapin dhe gjyqtarin Erjon Çela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi.
Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga prokurori Kraja kur tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin, kur ju të gjithë e dini që Meta u rrëmbye nga një grup banditësh me kallashnikov e të tjera”.


