TIRANË– Nesër është dita e madhe për këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri. Ajo kurorëzon dashurinë e saj në martesë me Kreshnik Gjergjin.
Të gjithë fansat e saj në pritje të këtij momenti të rëndësishëm, ndërsa mikeshat e saj të ngushta dhe personalitete të njohura kanë filluar të mbërrijnë nga jashtë vendit.
Mes tyre është edhe Coco the DJ, mikeshë e ngushtë e Dafinës, e cila ndau emocionet e saj në rrjete sociale duke e quajtur “pritja më e mirë ndonjëherë”.
Gjithashtu edhe modelja e njohur, Emina Cunmulaj, ka treguar se po vjen nga Miami për të marrë pjesë në dasmën e Dafinës. Dasma e Dafinës është një nga ngjarjet më të pritura në botën e showbiz-it shqiptar. Mezi presim ditën e nesërme për të parë foto dhe video nga super dasma!




