TIRANË– Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian prej ditës së djeshme ndodhet në Tiranë, ku zhvilloi një takim dhe konferencë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë sot, në ditën e dytë të vizitës së saj në Tiranë, Von der Leyen do të ketë një takim me kreun e shtetit shqiptar, presidentin Bajram Begaj, në orën 10:00.
Një ditë më parë, zyrtarja e lartë e BE pasi zhvilloi një takim me Ramën me të cilin patën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ishte pjesë e ceremonisë së hapjes së Kolegjit të Europës.
Vizita e Ursula von der Leyen në Tiranë, është pjesë e turit në Ballkanin Perëndimor./Radar.al


