Kur ka mbetur edhe një javë nga nisja e vitit të ri shkollor, ka nisur edhe shpërndarja e librave falas, që synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare.
“Më shumë se 238 mijë nxënësit do të përfitojnë libra falas dhe me buxhetin e këtij viti janë më shumë se 9 milionë dollarë të cilat janë vënë në dispozicion, për të garantuar që nxënësit në sistemin e arsimit bazë të mund të pajisen me tekstet shkollore falas dhe gjithashtu edhe 16 kategori të nxënësve në arsimin e mesëm. Do të jenë nxënës të cilët vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, nxënëse të cilët janë më aftësi ndryshe apo nga pakicat, minoritetet, komuniteti rom egjiptian, të cilët do të kenë mundësi që të përfitojnë nga kjo politikë e mbështetjes me tekste shkollore falas nga shteti”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.
Janë rreth 227 mijë nxënës nga klasa I deri në klasën IX që do të pajisen me tekste falas dhe rreth 12,500 nxënës nga klasa e dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë që i përkasin kategorive të caktuara të cilët përfitojnë mbështetje pr tekstet falas.


