Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në në brigjet e Tunizisë.
Burimet bëjnë me dije se 2 varka me emigrantë u përmbysën, për rrjedhojë kanë humbur jetën 27 persona.
Trupat e pajetë u gjetën ditën e djeshme raportojnë mediat e huaja, ndërsa 83 të tjerë janë shpëtuar.
Sipas mediave të huaja mes viktimave raportohet për gra dhe fëmijë.
Mendohet se rreth 110 emigrantë nga vende të ndryshme të Afrikës, Sub-Sahariane ishin në bordin e dy varkave. Drejtori rajonal i Mbrojtjes Civile në Sfax, Zied Sthiri, tha se po zhvillohen operacione për gjetjen e emigrantëve të tjerë që rezultojnë të zhdukur.


