Era e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu shkaktoi dëme të mëdha për çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë.
Siç mund të shihet edhe nga pamjet, tjegullat kanë rënë në tokë duke rrezikuar jetën e banorëve.
Ndërkohë policia bashkiake rrethoi pjesën përpara të ndërtesës, si dhe u bën thirrje qytetarëve të mos kalojnë aty pranë, pasi tjegullat e çatisë janë gati në shembje.
LEXO EDHE:
Jo vetëm zonat veriore të vendit! Moti i keq përfshin dhe Vlorën. Ja si paraqitet situata
Përkeqësimi i motit/ Shtyhen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas


