Përkeqësimi i motit gjatë ditës së djeshme, shkaktoi probleme të mëdha në Spitalin e Pukës.
Burimet bëjnë me dije se për rrjedhojë të motit ka mbetur e dëmtuar çatia e spitalit të Pukës.
Si pasojë e shembjes së çatisë së spitalit, pavijoni i Kirurgjisë dhe Materniteti dolën jashtë funksionit, ndërsa dje u raportua se nuk është në përdorim as pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë.
Më tej mësohet se shiu depërtoi në dhomat e pacintëve, duke e bërë të pamundur qëndimin aty.
Sakaq, raportohet se pacientët e shtruar janë transferuar drejt spitalit të Shkodrës.
LEXO EDHE:
Përkeqësimi i motit/ Shtyhen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas
Moti i keq në vend/ Rrëshqitje masive dheu dhe bllokim të disa akseve rrugore në Shkodër