Para një viti në rrjet bëri bujë videoja e sherrit që degradoi deri në përplasje fizike mes Elia Zaharias dhe Princit Leka.
Për familjen Muji Zaharia, kjo ngjarje ka qenë vërtet e pakëndshme, por ajo që i duhej Eljas ishte mbështetja e familjes.
“Normal që nuk e kam përjetuar mirë, por mendoj edhe këtë tjetrën: Në qoftë se rrugëtimit të një çifti i ka ardhur fundi, është mbase më mirë që gjithsecili prej tyre të vazhdojë rrugën e vet, të përpiqet të gjejë atë që nuk e ka gjetur në momentin që nuk ishin bashkë. Mbase ka qenë edhe një lloj lehtësimi nga ana e të dyve që të ndërpritej aty dhe të vazhdonin … Jeta nuk mbaron, është plot me surpriza, jeta ka shumë momente të bukura që mund të të të sjellë në të ardhmen. Nuk është fundi i botës.
LEXO EDHE:
Prokuroria kërkon burg për Princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babanë e saj

