Ditën e sotme mësohet se Prokuroria ka kërkuar burg për Princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babain e saj.
Kjo kërkesë vjen pas përplasjes fizike që ata patën në oborrin mbretëror para pak kohësh.
Prokuroria e Tiranës kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën dhe kërkon nga Gjykata e Tiranës konvertimin e dënimit në shërbim prove.
Prokurori Dritan Nushi kërkoi 1 vit burg për Gjergj Zaharinë, babanë e Elia Zaharia, ndërsa për këtë të fundit 6 muaj burg.
Të tre personat te cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërkaq seanca e radhës për shpalljen e vendimit u caktua më datë 13 dhjetor.
Në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm vetëm Elia me babanë, ndërkohë mungonte Princi Leka.

LEXO EDHE:
Geraldina feston 4-vjetorin, Elia Zaharia ndan fotot e rralla
Princ Leka dhe Blerta Celibashi surprizojnë Geraldinën për 4-vjetor (VIDEO)


