Një oficer policie në Britaninë e Madhe, gjatë pasdites së ditës së martë, ka dhunuar në mënyrë brutale personin që prangos.
Videoja brutale ku shihet teksa një oficer policie i vendos këmbën në kokë një burrri gjatë arrestimit në aeroportin e Mançesterit, ka bërë bujë nërrjete sociale.
Manchester Airport security doing Britain proud. pic.twitter.com/IYZhbHpeAe
— Imtiaz Mahmood (@ImtiazMadmood) July 24, 2024
Shikohet qartazi edhe në video që polici e ka goditur në kokë burrin dhe ai ka mbetur i palëvizur në tokë. Në video, i njëjti polic shihet duke goditur një person të dytë.
Pas publikimit të videos, zëvendës shefi i policisë së Mançesterit njoftoi se oficeri në video është pezulluar nga puna.
“Videoja është vërtet tronditëse. Përdorimi i një dhune të tillë gjatë një arrestimi është i pazakontë dhe shkakton shqetësim”, zëvendës shefi i policisë së Mançesterit.
Burime policore thanë për mediat britanike se gjatë tentativës për arrestimin e burrit janë sulmuar tre oficerë, ku njëri prej tyre ka pësuar thyerje të hundës.
Katër persona janë arrestuar për ngjarjen: dy për sulm ndaj punonjësit të policisë dhe pengim i policisë dhe dy për pjesëmarrje në një përleshje./ SkyNews


