Historia e suksesit të ekipit të basketbollit “Besëlidhja” është sot rezultati i skuadre të fortë dhe një vizionit të Presidentit të ekipit, si dhe mbështetjes së Bashkisë së Lezhës. Emisioni i djeshëm i “Procesit Sportiv” në televizionin “Top Channel”, solli në vëmendje përmes një kronike të zgjeruar suksesin e kësaj skuadre, ndërsa në studio ishte I ftuar Presidenti i ekipit të baskebotllit të Besëlidhjes, Ylli Ujka, i cili theksoi nevojën e mbështetjes së investimeve të sporti dhe shkollat, si dy kolona që ndalojnë shpopullimin dhe largojnë rininë nga veset. “Do ta them nga këndi i biznesmenit, ku edhe do të sugjeroj shumë biznesmenëve, jo vetëm basketbollit, por edhe në shumë sprote të tjera që të afrohen sa më shumë sportit, është investimi më i mirë që mund të bëjnë në vendin e tyre, në qyetin e tyre”, deklaroi Ujka.
INTERVISTA E PLOTË
Edi Manushi: Ylli, futbollit tërheq, si e pe fitoren e Elbasanit ndaj Vllaznisë?
Ylli Ujka: Vllaznia nëse vendos atë shpirtin verior dhe objektivin unik vetëm për vend të parë, do ta rekuperojë. Nëse nuk ekziston te të gjithë i grupi, ai shpirt, ndeshjet nuk janë shumë, por s’janë aspak.
Edi Manushi: Ti je tifoz me Vllazninë?
Ylli Ujka: Patjetër, deri sa të na dalë Besëlidhja jonë aty ku duhet. Por historikisht kam qenë atlet në xhudo, në një tjetër disiplinë dhe kam finalizuar diccka shumë të bukur vite më parë, 10 vite kampion i xhudos për Vlllazninë.
Edi Manushi: Si e pe këtë Derbin Tirana – Partizani?
Ylli Ujka: Tiranën e kam përzemër, është kryeqyteti jonë. Në Tiranë po bëj dhe investimin, Philipp Plein Residence, te hyrja e Liqenit Artificial, te ish-Garda. Do të jetë marka e parë ndërkombëtare që vjen me një rezidencë.
Edi Manushi: Kur mbaron? Kur është projekti i parë që mbaron?
Ylli Ujka: Do të duhen 5 vite.
Edi Manushi: Është aty në zemër të qytetit dhe kjo të bën që të lidhesh içik më shumë me Tiranën.
Ylli Ujka: Po, patjetër. Edhe e bukura është se Lezha është realisht si një periferi e Tiranës, përtej projektit tim në qendër të Tiranës. Të gjithë biznesmenët duhet ta shikojnë Lezhën si një periferi, pasi është me të vërtetë shumë afër.
Edi Manushi: Vetëm të zgjidhet dhe ajo hinga atje…
Ylli Ujka: Jam i sigurt se kryetari jonë siç është punëtor dhe ambicioz, jam i sigurt që nuk do i ndahet asaj pjesë derisa ta finalizojë.
Edi Manushi: President ne kënaqemi kur ka jetë përtej futbollit, se dikur ka pasur traditë dhe në volejboll dhe basketboll, ndaj të përgëzoj. President, meqenëse je në sportin e Basektbollit, na trego pak pse kjo lidhje me këtë sport? Ky ekuilibër që ne kërkojmë gjithmonë, midis një biznesi që investon në sport, që ne na bën gjithmonë krenar dhe se si ruhet tradita vendase.
Ylli Ujka: Do ta them nga këndi i biznesmenit, ku edhe do t’i sugjeroj shumë biznesmenëve, jo vetëm basketbollit, por edhe në shumë sporte të tjera, që t’i afrohen sa më shumë sportit, është investimi më i mirë që mund të bëjnë në vendin e tyre, në qyetin e tyre. Në rastin tim konkret, ajo që më ka afruar, që duhet ta shikojë çdo biznesmen, është që të shohim një grup dhe suksesi i Besëlidhjes është puna në grup. Pra puna në grup, pa dashur me e politizuar, duke filluar nga Bashkia, se si një familje ashtu edhe në qytet, çdo gjë nis nga i zoti i shtëpisë, duke e filluar nga Bashkia e Lezhës, që me mikun tim të dashur zotin Pjerin Ndreu, kemi gjetur një klimë perfekte.
Edi Manushi: Super!
Ylli Ujka: Tre janë gjërat kryesore: Disiplina; Puna; Vullneti. Këto duhen për të pasur rezultate.
Edi Manushi: Po punoni në fakt. Te Besëlidhja ka dhe një akademi basketbolli që po funksionon.
Ylli Ujka: Atëherë dua të informoj të gjithë ata që nuk e dinë se fillimisht dëgjonim komente nga ish-basketbollistë, legjenda të basketbollit, që unë i respektoj dhe përshendës me gjithë përzermërsi, edhe i kam ftuar në të gjitha aktivitet që unë kam bërë, se Besëlidhja është një skuadër që paguan ato lojtarët më të mirë, ka grumbulluar në atë formën mercenare. Kjo nuk është e vërtetë! Janë të painformuar. Besëlidhja ka akademinë. Në jashtëzakonisht shumë pak kohë, në tre vite, kemi fituar vjet me U18, kemi fituar këtë vit kampionatin kombëtar me U20, jemi në play-off me U18 akoma, pra jemi afër fitores. Jemi me të gjitha grupmoshat të angazhuar. Pra moshat tona i kemi si nga Lezha dhe Tirana. Po na vijnë nxënës nga qytetet e tjera.
Edi Manushi: Duhet përgëzuar dhe trajneri.
Ylli Ujka: Përveç master shefit, që e quaj unë trajnerin Afrim Bilalin, dua të përgëzoj dhe punën që po bëjnë trajneret e grumposhave, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe një sukses të vërtetë. Ata meritojnë jashtëzakonisht një duartrokitje.
Meridan Lamçaj: Unë e falenderoj Presidentin për kurajon që ka zgjedhur të investojë në basketboll, një sport që ne e dimë sa e vështirë është të gjesh sponsorin. Nëse në futboll ti ke mundësi të gjesh një marketim më shumë dhe mund t’i japësh një dorë sportit, në basketboll ti e di që në çdo fund sezoni je vetëm me minus.
Gëzim Sinamati: Ky sport po gjallërohet, por me gjithë ato djem që ka, të gjithë ato shpenzime që ka, të gjithë ato rezultate që ka, meriton më shumë tifozë. Pjesë e fajit jemi ne, se jemi të gozhduar te futbollit dhe s’merremi shumë me basketbollin.
Ylli Ujka: Ne po bëjmë një program të mirëfilltë për sa i përket pjesës së tifozëve, si në çdo vend të botës, kur i shikojmë stadiumet plot, është një process që s’ka ndodhur rastësisht. Duhet të bëjmë fushata sensibilizuese që t’i afrojmë dhe kur t’i afrojmë, t’i mbajmë. Përpara duhet t’i afrojmë se të gjithë flasim për defekte. Atëherë kur ne i sjellim aty, nëse bëjmë punën tonë mirë, atëherë njerëzit e duan sportin.
Edi Manushi: Do vijë dhe ligji i sponsorizimeve që ka për ta favorizuar shumë.
Ylli Ujka: Ligji i sponsorizimeve do ta ndihmojë jashtëzakonisht shumë sportin.
Edi Manushi: President me Milanin je tifoz ti?
Ylli Ujka: Me Juventusin. Unë kur kam shkuar në Itali para 30 viteve. Kam qenë me Juventusin përpara se të ikja në Itali. I kam të gjithë kushërinjtë me Milan, Bayern, Barcelona.


