Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale tregon momentin kur një burrë egjiptian hedh në Detin Mesdhe shishe të mbushura me oriz, drithëra dhe miell, me shpresën se ato do të arrijnë tek palestinezët në Gaza, të cilët po përballen me mungesa ekstreme ushqimore për shkak të bllokadës izraelite.
“Kjo shishe mund të të shpëtojë në Ditën e Gjykimit,” dëgjohet të thotë ai, duke u bërë thirrje të tjerëve të ndjekin shembullin.
Ky gjest simbolik ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, ndërsa raportet për uri masive në Gaza po shtohen. Bllokada 22-mujore izraelite dhe ofensiva ushtarake kanë shkaktuar një krizë humanitare të paprecedentë.
Video të tjera në rrjet tregojnë egjiptianë të tjerë që hedhin shishe plastike me ushqime të thata në det, si shenjë solidariteti me popullsinë e uritur të Gazës.
Sipas spitaleve në Gaza, të paktën 115 persona kanë vdekur nga uria që prej tetorit 2023, pasi ndihmat emergjente vazhdojnë të pengohen në hyrjen e Rripit të Gazës.
Nisma ka marrë përhapje të madhe në rrjetet sociale dhe është përshëndetur nga shumë vende të Mesdheut. Ideja u propozua nga një inxhinier egjiptian që jeton në Japoni, i cili e quajti këtë mënyrë “më praktike” për të ndihmuar popullsinë e uritur të Gazës.
People in Egypt, Tunisia, & Libya are filling bottles with rice & grains, throwing them into the sea, hoping they will reach #Gaza. Water circulation in #Mediterranean moves in a counterclockwise direction, with a flow from east to west along the southern part of the basin. pic.twitter.com/JGeLnz4zk5
— Rana Sukarieh رنا سكرية (@ranasukkarieh) July 24, 2025


