Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reuters zbulon draft-marrëveshjen SHBA-Iran: Hormuzi rihapet, hiqen sanksionet dhe Teherani heq dorë nga armët bërthamore

    Muaji i mjaltit në Itali! Dua Lipa dhe Callum Turner kapen në momente romantike pas dasmës luksoze në Siçili

    893 milionë paund kredi të papaguara! Britania në kërkim të 42 mijë ish-studentëve që u zhdukën pas diplomimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vettingu/ Gjykimi në mungesë për prokurorin e burgosur Xhevahir Lita, paraqitet dosja “Metamorfoza”

    September 4, 2024
    Vetingu/ Gjykimi në mungesë për prokurorin e burgosur Xhevahir Lita, paraqitet dosja "Metamorfoza"

    TIRANË– Ka nisur seanca për prokurorin e arrestuar vitin e kaluar në kuadër në Dosjes “Metamorfoza”, Xhevahir Lita. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi SPAK të vendosë në dispozicion kopje të mases së sigurisë ndaj prokurorit dhe SPAK i vendosi në dispozicion materialet.

    Hetimi i prokurorisë sipas komisionit është bazuar ne komunikimet e tij në aplikacionin Sky ecc.

    Nga çështja e parë rezulton se prokurori ndërmerr veprime aktive për lirimin e B.B. Subjekti kontakton drejtpërdrejt me B.B.

    Çështja e dytë lidhet me një hetim për vrasje në mbetur në tentativë, tre persona kanë dhënë një shumë dhe prokurori pasi ka rënë dakord për shumën, ka shmangur nga ndjekja penale të dyshuarit. Prokurori Lita si prokuror i çështjes jep orientime për çështjen.

    Ndërkohë mësohet se Xhevahir Lita nuk është i pranishëm në seancën e vettingut ndaj tij, por i pranishëm është një avokat.

    Avokati mbrojtës i xhevahir Lites, Arben Nela: Fillimisht DSIK ka sjellë para jush konkluzionin se prokurori Lita është i përshtatshëm. Por një kërkesë e dytë e KPK (pas arrestimit të tij) komisioni ka kërkuar sërish informacion ndaj tij pranë DSIK. “Në përfundim grupi i punës ka ndryshuar  rezultatin dhe kjo ka sjellë ndryshim nga përshtatshmëri në papërshtatshmëri”. Xhevahir Lita ka deklaruar se nuk ka njohje me kontakte të papërshtatshme. Ne deklarojmë se raporti i DSIK i referohet periudhës 2020- 2021, ndërkohë që kontrolli kryhet për periudhën nga nisja e vettingut deri në ditën e deklarimit prej subjektit, pra ky kontroll është kryer përtej këtij afati.

    Avokati i prokurorit të arrestuar: Prokurori i ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi ndaj dhe komisioni duhet të respektojë parimin e prezumimit të pafajësisë qe ka vlerë kushtetuese. Nga ana tjetër për shkak se gjykata ka ndaluar publikimin e vendimit ne nuk kishim mundësi të njiheshim me aktet

    KPK: Ne kemi bërë kërkesa për raportet e DSIK sot AKSIK (Autoriteti Kombëtar për sigurinë e informacionit të klasifikuar) për t’i përditësuar edhe për subjekte të tjerë. Mbasi mund të ndodhë qe subjekti nuk ka patur kontakte me persona të dyshimtë përtej periudhës për të cilën po kontrollohet.

    Avokati: Ne këmbëngulim se gjetjet e KPK janë ndikuar nga hetimi penal, por ne kërkojmë që ky hetim administrativ të mos ndikohet nga penali, pasi aty klienti im prezumohet i pafajshëm derisa të ketë vendim..

    Tashmë KPK është tërhequr për t’u shprehur mbi kërkesën e Litës në orën 16:00.

    Dosja "Metamorfoza" Xhevahir Lita
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reuters zbulon draft-marrëveshjen SHBA-Iran: Hormuzi rihapet, hiqen sanksionet dhe Teherani heq dorë nga armët bërthamore

    June 14, 2026

    Muaji i mjaltit në Itali! Dua Lipa dhe Callum Turner kapen në momente romantike pas dasmës luksoze në Siçili

    June 14, 2026

    893 milionë paund kredi të papaguara! Britania në kërkim të 42 mijë ish-studentëve që u zhdukën pas diplomimit

    June 14, 2026

    Irani i kërkon FIFA-s kufizime në stadiume: Vetëm flamuri zyrtar në Botëror, frikë nga protestat e diasporës në SHBA

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.