ITALI– Aktorja Monica Bellucci është një ndër artistet më të bukura, ku sa herë flitet për të bukurën, bukurinë natyrale të një gruaje, gjithmonë përmendet emri i saj.
Shumë komente pozitive ka marrë edhe videoja e postuar në rrjetet sociale, ku shihet dalja e saj të parë në një film 23 vite më parë.
Në klipin nga filmi i titulluar La Riffa i cili u prit me komente si “Unë do të ndryshoj fenë time”, “Zot ki mëshirë”, “perëndeshë”, “sa bukuri natyrore”, tregon Monica Belluccin me të brendshme të zeza dhe në një dialog të shkurtër.
Ky film ka të bëjë me një grua të re të bukur, e cila humbet burrin e saj dhe për të shlyer borxhet e tij, ndërsa ajo vendos të ngrejë vetë një llotari me një çmim.
Filmi, me regji të Francesco Laudantio, është vendosur në Bari ku Francesca (luajtur nga Bellucci) duhet të paguajë borxhet e lëna pas nga bashkëshorti i saj Maurizio.
Me këshillën e mikut të saj Cesare, i cili është avokat, “Françeska” shet një vilë buzë detit, mobiljet, peliçet dhe bizhuteritë e saj dhe një varkë për të pasur para për të paguar qiranë e një viti dhe shkollimin privat të së bijës. Por në pamundësi për të gjetur punë, Françeska vendos të ngrejë një llotari me 20 pjesëmarrës të cilët do të paguajnë nga 100 milionë lireta secili. Kushdo që fiton do të ketë të drejtën të jetojë katër vjet me “Françeskën” dhe të kërkojë çdo favor që do nga ajo./Radar.al


