Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vendimi/ Qeveria miraton rritjen e pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Shërbimeve Qeveritare

    December 12, 2025

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot strukturën e re të pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, duke sjellë rritje të ndjeshme të të ardhurave dhe përmirësim të kushteve financiare për një sërë pozicionesh brenda institucionit.

    Vendimi bazohet në nenin 100 të Kushtetutës dhe në ligjin nr. 35/2023 për pagat dhe trajtimet financiare në administratën publike. Me propozimin e ministrit të Financave, qeveria ka përcaktuar:
    1. Miratimin e strukturës së pagës mujore për të gjithë nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
    2. Për pozicionet nga “specialist” deri te “titullar institucioni”, pagat, klasat, shtesat për nivel arsimor dhe vjetërsinë në punë do të jenë sipas lidhjes nr.1, pjesë përbërëse e vendimit.
    3. Elementet e pagës bruto mujore do të jenë në të njëjtat vlera me ato të miratuara për nëpunësit civilë në administratën shtetërore.
    4. Shtesa të reja për kushte pune, të ndara sipas funksioneve:
    • Titullari i institucionit: 150 000 lekë/muaj.
    • Drejtorët e drejtorive kryesore: 40 000 lekë/muaj.
    • Shefat e sektorëve specifikë: 35 000 deri 50 000 lekë/muaj, sipas pozicionit.
    • Specialistët e udhëtimit, akomodimit, inxhinierisë, arkitekturës, organizimit, restaurimit, logjistikës dhe trajtimit të personaliteteve: 30 000 lekë/muaj.
    • Specialistët e arkivit dhe protokollit: 5 000 lekë/muaj.
    • Specialistët e sektorit të godinave qeveritare: 25 000 lekë/muaj.
    5. Pagat dhe shtesat për punonjësit mbështetës do të jenë sipas lidhjes nr.2 të vendimit.
    6. Vlerat e pagës bazë dhe llogaritja e vjetërsisë do të ndjekin të njëjtat rregulla si për punonjësit mbështetës të administratës publike.
    7. Vendimi i mëparshëm për pagat e këtij institucioni (nr.365, datë 16.6.2023) shfuqizohet.
    8. Efektet financiare do të mbulohen nga buxheti i vitit 2026 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.

    pagat qeveria sherbimet qeveritare vendim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    June 14, 2026

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    June 14, 2026

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    June 14, 2026

    Dokumentet e reja për Jeffrey Epstein tronditin industrinë e modës, dalin në dritë lidhje të fshehta me agjentë dhe modele

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.