Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Ajo tha PO”, gazetari Osman Stafa i propozon në gjunjë partneres

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Vendi ‘gumëzhin’ nga bletët, vjet 360 tonë mjaltë më shumë, shkon në 645 mijë numri i koshereve, por rendimenti në rënie

    June 28, 2026
    Vendi ‘gumëzhin’ nga bletët, vjet 360 tonë mjaltë më shumë, shkon në 645 mijë numri i koshereve, por rendimenti në rënie

    Koshere që shtohen, fusha që gumëzhijnë dhe tonelata mjaltë që dalin çdo vit nga puna e qindra bletarëve. Një sektor në rritje, me numrin e koshereve që ka prekur një rekord të ri në vitin 2025, me 645 mijë koshere në total nga 587 mijë koshere që ishin në vitin 2024.

    NUMRI I KOSHEREVE

    Viti 2023      518.790

    Viti 2024    587.296

    Viti 2025     644.879

    Edhe prodhimi ka regjistruar rritje të konsiderueshme, duke prekur gjithashtu shifra rekord.

    Në vitin 2025, u arrit në 6300 tonë mjaltë, nga 5.940 tonë në vitin 2024, apo nga 3200 tonë para një dekade.

    PRODHIMI I MJALTIT

    Viti 2020       4.599 tonë

    Viti 2021       4.835 tonë

    Viti 2022       5.391 tonë

    Viti 2023       5.633 tonë

    Viti 2024       5.940 tonë

    Viti 2025       6.299 tonë

    Në hartën e prodhimit, Korça mbetet qarku me prodhimin më të lartë të mjaltit me 1.006 tonë, e ndjekur nga Vlora me 855 tonë dhe Elbasani me 825 tonë.

    PRODHIMI I MJALTIT SIPAS QARQEVE

    Korçë       1.006 tonë

    Vlorë           855 tonë

    Elbasan      825 tonë

    Shkodër     617 tonë

    Fier            559 tonë

    Tiranë        484 tonë

    Por pas kësaj pamjeje “të ëmbël” fshihet një sfidë e fortë për bletërritësit. Edhe pse ka më shumë zgjoje dhe prodhim, një bletërritës sot merr më pak mjaltë nga çdo koshere. Të dhënat INSTAT tregojnë se rendimenti vijon të bjerë vit pas viti, duke zbritur në 10.2 kg për koshere në 2025-ën, ose gati përgjysmuar krahasuar me një dekadë më parë.

    Rënia e prodhimit për koshere lidhet me një sërë faktorësh ku kryesore mbetet klima, pasi ndryshimet e papritura të temperaturave apo lagështia ka penguar riprodhimin e bletëve në kohën e duhur. Gjithashtu ndikim negativ ka edhe mungesa e florës së pasur.

    Për shkak të interesit në rritje për këtë sektor qeveria rriti këtë vit financimin nga 1 mijë lekë që ishte në 2 mijë lekë për zgjua, për të gjithë ata që kanë më shumë se 25 koshere.

    KOSHERE SIPAS QARQEVE

    Vlorë         85,512

    Korçë        84,785

    Elbasan     69,145

    Shkodër    58,160

    Fier           55,878

    Tiranë       53,760

    ekonomi rendimenti në rënie shkon në 645 mijë numri i koshereve Vendi ‘gumëzhin’ nga bletët vjet 360 tonë mjaltë më shumë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Ajo tha PO”, gazetari Osman Stafa i propozon në gjunjë partneres

    June 28, 2026

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    June 28, 2026

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    June 28, 2026

    Botërori 2026/ Katari rekrutoi dhe pagoi tifozë në SHBA, hetimi: Mjafton të kishin lidhje me Lindjen e Mesme

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.