Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Formula 1/ Russell dhe Verstappen i japin leksion Antonellit, zhgënjen Ferrari

    Kërkoi lekët e frigoriferit të prishur por përfundoi e marrë peng dhe e dhunuar! Del FOTO e Sefedin Ahmetajt

    “Ajo tha PO”, gazetari Osman Stafa i propozon në gjunjë partneres

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    June 28, 2026
    Brohoritën 'Kosova është Serbi' gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    Disa njerëz u shoqëruan në polici pas shënimit të festës së Vidovdanit në Gazimestan të dielën, rreth dhjetë kilometra larg Prishtinës, ku zakonisht mblidhen serbë nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit çdo 28 qershor për ta përkujtuar betejën kundër ushtrisë osmane në Kosovë në vitin 1389.

    Vidovdani është gjithashtu festë fetare, ndërsa Kisha Ortodokse Serbe tradicionalisht mban një shërbesë përkujtimore në Gazimestan për ushtarët e rënë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.

    Edhe këtë vit, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan pati prani të madhe të policës kosovare.

    Në hyrje, oficerët policorë ua shpërndanë vizitorëve një njoftim ku thuhej se nuk do të tolerohej “mbajtja dhe shfaqja e simboleve të ndryshme që përfaqësojnë ose nxisin urrejtje ndëretnike, fetare ose politike”.

    Në atë njoftim thuhej gjithashtu se do të arrestoheshin të gjithë ata që kryenin ndonjë nga këto vepra penale.

    Disa nga të pranishmit në Gazimestan, ndër të tjera, brohoritën “Kosova është Serbi” ose kënduan këngë kushtuar Kosovës dhe Vidovdanit.

    Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – tha se disa pjesëtarë të komunitetit serb u shoqëruan në polici, edhe pse atyre nuk iu paraqit “asnjë dokument me shkrim që shpjegon arsyet e ndalimit”.

    “Në lidhje me këtë veprim, të cilin e konsiderojmë si një përpjekje për frikësim dhe si dëshmi të represionit të regjimit në Prishtinë, kemi njoftuar përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe u kemi kërkuar që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të kërkojnë lirimin e të gjithë të arrestuarve”, thuhet në deklaratë.

    Autoritetet kosovare nuk kanë komentuar ende.

    Ndërkohë, gjatë shënimit të Vidovdanit në vitin 2025, autoritetet ligjzbatuese të Kosovës shoqëruan 17 njerëz për marrje në pyetje në stacion policor për shkak të “nxitjes së urrejtjes” dhe “veshjeve provokuese”.

    Ndryshe, gjatë shënimit të Vidovdanit, edhe shfaqja e flamurit të Serbisë shpesh ka qenë burim tensionesh.

    Vitin e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë e shfuqizoi vendimin e Komunës së Graçanicës që lejonte vendosjen e flamurit serb me rastin e Vidovdanit, me arsyetimin se komuna kishte tejkaluar kompetencat e saj dhe kishte vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi Vidovdani nuk është festë zyrtare në Kosovë.

    Ndërkohë, në mesin e qershorit të këtij viti, vendet e QUINT-it, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca, si dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, u dërguan një letër autoriteteve qendrore dhe lokale, duke u thënë atyre se përdorimi i simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve pakicë është e drejtë e mbrojtur nga Kushtetuta.

    Neni 59 i Kushtetutës së Kosovës u garanton të gjitha komuniteteve të drejtën për të përdorur dhe shfaqur simbolet e tyre kombëtare, për të ruajtur dhe zhvilluar kulturën e tyre, si dhe për të pasur qasje në arsim dhe informim në gjuhën e tyre.

    Gazimestani në Kosovë njihet gjithashtu për fjalimin që presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, mbajti atje në vitin 1989.

    Ky fjalim shpesh citohet si hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se autoritetet e Kosovës nuk e kanë lejuar gjatë tri vjetëve të fundit të marrë pjesë në shënimin e Vidovdanit, por shtoi se “asnjë ndalim dhe asnjë pengesë politike nuk mund ta zbehë vendosmërinë tonë për të qëndruar pranë çdo shtëpie dhe çdo familjeje serbe që jeton në Kosovë dhe Metohi”./REL

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Formula 1/ Russell dhe Verstappen i japin leksion Antonellit, zhgënjen Ferrari

    June 28, 2026

    Kërkoi lekët e frigoriferit të prishur por përfundoi e marrë peng dhe e dhunuar! Del FOTO e Sefedin Ahmetajt

    June 28, 2026

    “Ajo tha PO”, gazetari Osman Stafa i propozon në gjunjë partneres

    June 28, 2026

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.