Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Agonas të Kavaje, ku një konflikt brenda familjes ka përfunduar në vrasje me thikë.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Eqerem Rreshka, 74 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është Muhamet Rreshka, 76 vjeç.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë kohës që të dy ndodheshin në arë duke mbledhur bazë ushqimore për blegtorinë. Konflikti mes tyre ka përfunduar me përdorimin e mjetit prerës (thikë), duke i shkaktuar plagë fatale 74-vjeçarit.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë rrugës si pasojë e plagëve të marra.
Autori i dyshuar është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.


