Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ali Ahmeti për protestat në Tiranë: Nuk dihet nga e kanë kokën, kanë rënë në grackën e armiqve të Shqipërisë

    SHBA: 20 milionë fuçi naftë kalojnë përmes Hormuzit në 24 orë, tregjet marrin frymë më lirshëm

    “Lumumba”, njeriu-statujë i tribunave, rikthehet në Kupën e Botës dhe bëhet sërish viral

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    DPT: Tatimpaguesit kanë të drejtë rishikimi në rast refuzimi për faljen e detyrimeve tatimore

    June 24, 2026
    DIVA 2024 u plotësua nga 127,3 mijë individë, 10% më pak nga sa kishin detyrimin

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) njofton se tatimpaguesit që kanë marrë përgjigje negative për përfitimin nga ligji i faljes së detyrimeve tatimore kanë të drejtë të kërkojnë rishikim të rastit të tyre.

    Sipas njoftimit zyrtar, subjektet duhet të paraqesin kërkesë ose ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, të shoqëruar me dokumentacionin provues sipas rastit. Administrata Tatimore do të shqyrtojë çdo kërkesë dhe, nëse plotësohen kushtet ligjore, do të ndërmarrë veprimet për përfitimin e parashikuar nga ligji për fshirjen ose shuarjen e detyrimeve tatimore.

    Pak ditë më parë, administrata Tatimore përmbylli procesin automatik të fshirjes dhe shuarjes së detyrimeve për kategoritë e përcaktuara në ligjin për faljen e detyrimeve tatimore qendrore, vendore dhe doganore.

    Sipas Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nga ky proces kanë përfituar 105,409 tatimpagues, me një vlerë totale prej rreth 91.6 milionë euro detyrimesh të fshira dhe të shuara.

    Nga kjo shumë, 70.5 milionë euro i përkasin gjobave administrative të vendosura nga inspektorët tatimorë për detyrime të papaguara deri në periudha të caktuara ligjore, ndërsa 21.1 milionë euro lidhen me gjoba të tjera administrative, përfshirë vonesat në deklarimet tatimore.

    Administrata Tatimore thekson se procesi mbetet i hapur për shqyrtim rast pas rasti, në varësi të plotësimit të kushteve ligjore nga tatimpaguesit.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ali Ahmeti për protestat në Tiranë: Nuk dihet nga e kanë kokën, kanë rënë në grackën e armiqve të Shqipërisë

    June 24, 2026

    SHBA: 20 milionë fuçi naftë kalojnë përmes Hormuzit në 24 orë, tregjet marrin frymë më lirshëm

    June 24, 2026

    “Lumumba”, njeriu-statujë i tribunave, rikthehet në Kupën e Botës dhe bëhet sërish viral

    June 24, 2026

    DPT: Tatimpaguesit kanë të drejtë rishikimi në rast refuzimi për faljen e detyrimeve tatimore

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.