Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti/ Vlora i jep lamtumirën zërit të kronikës së jugut

    Infantino “ndez” finalen e Botërorit 2026: Kjo është ngjarja më e madhe në historinë e njerëzimit

    Vrasja e Edmond Sulës, hetimet shtrihen në Maqedoninë e Veriut/ Dy pista për atentatin me snajper

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Vd*s bashkëkrijuesi i “Call of Duty”, Vince Zampella! Publikohet momenti i aksidentit fatal me Ferrarin e tij

    December 23, 2025

    Vince Zampella, një nga figurat më të njohur të industrisë globale të videolojërave dhe bashkëkrijues i serisë së famshme “Call of Duty”, ka humbur jetën në moshën 55-vjeçare.

    Lajmi është njoftuar një ditë më parë nga kompania Electronic Arts (EA). Electronic Arts nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes. Megjithatë, NBC Los Angeles raportoi më vonë se Zampella humbi jetën në një aksident automobilistik pasditen e së dielës, në rrugën malore Angeles Crest Highway, në Kaliforni.

    Sipas Patrullës së Autostradave të Kalifornisë, autoritetet u njoftuan në orën 12:43 pasdite të së dielës për një përplasje automjeti. Më pas u konfirmua se shoferi dhe një pasagjer humbën jetën, pa u bërë publikë emrat e tyre deri në njoftimin e familjarëve.

    Pamjet nga aksidenti me një automjet Ferrari u transmetuan nga NBC, ndërsa policia bëri të ditur se, “për arsye ende të panjohura, automjeti doli nga rruga” dhe u përplas me një barrierë betoni.

    Në deklaratën e saj, Electronic Arts e cilësoi Zampellën si një “vizionar”, duke theksuar se “vepra e tij kontribuoi në mënyrë vendimtare në formësimin e argëtimit modern interaktiv dhe frymëzoi miliona lojtarë dhe krijues në mbarë botën”.

    “Është një humbje e paimagjinueshme dhe mendimet tona janë me familjen e Vince-it, njerëzit e tij të dashur dhe të gjithë ata që u ndikuan nga puna e tij”, thuhet në njoftimin e kompanisë, e cila nënvizoi se “ndikimi i tij në industrinë e videolojërave ishte i thellë”. Zampella ishte bashkëthemelues i Infinity Ward, studios që publikoi lojën e parë Call of Duty në vitin 2003. Seria u shndërrua në një nga më të suksesshmet komercialisht në historinë e videolojërave, me dhjetëra tituj, ndërsa “Call of Duty: Black Ops 7” u publikua vitin e kaluar.

    Njëherësh ai ishte bashkëthemelues edhe i Respawn Entertainment, studio që krijoi, ndër të tjera, serinë Titanfall. Respaën Entertainment u ble nga Electronic Arts në vitin 2017, duke forcuar më tej pozicionin e EA-së në tregun e lojërave aksion në vetën e parë./Radar.al

    Ferrari Kaliforni Vince Zampella
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti/ Vlora i jep lamtumirën zërit të kronikës së jugut

    July 19, 2026

    Infantino “ndez” finalen e Botërorit 2026: Kjo është ngjarja më e madhe në historinë e njerëzimit

    July 19, 2026

    Vrasja e Edmond Sulës, hetimet shtrihen në Maqedoninë e Veriut/ Dy pista për atentatin me snajper

    July 19, 2026

    Mbajtën të mbyllur inspektorët e Tatimeve në resortin e Golemit, arrestohen administratori dhe 4 punonjës

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.