Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti/ Vlora i jep lamtumirën zërit të kronikës së jugut

    July 19, 2026
    Screenshot


    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në teatrin “Petro Marko” në Vlorë për gazetarin Enrik Mehmeti, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti me motor në zonën e Porto Novës, në Zvërnec.

    Familjarë, miq dhe kolegë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit që për vite me radhë raportoi zhvillimet më të rëndësishme nga qarku i Vlorës.

    Enrik Mehmeti ishte një nga figurat e njohura të kronikës televizive në jug të vendit. Për vite ai ishte pjesë e News24, ku solli për publikun ngjarje nga kronika e zezë, operacionet policore, zhvillimet sociale, politike dhe turistike.

    Ai u vlerësua për praninë e vazhdueshme në terren, raportimet nga vendngjarja dhe përkushtimin për të sjellë informacion të saktë e të verifikuar, edhe në situata të vështira.

    Mehmeti iu bashkua News24 që në ditët e para të themelimit të televizionit, duke u kthyer ndër vite në një prej zërave më të njohur të medias lokale dhe kombëtare për zhvillimet në Vlorë.

    Mesazhe ngushëllimi për ndarjen e tij nga jeta kanë përcjellë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

    Ceremonia e lamtumirës për gazetarin Enrik Mehmeti zhvillohet sot në orën 14:00, ku familjarë, miq dhe kolegë do t’i japin nderimin e fundit.

    Enrik mehmeti ndarja nga jeta rama Vlore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    July 20, 2026

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    July 19, 2026

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    July 19, 2026

    Post Malone tërheq vëmendjen në finalen e Botërorit 2026, mesazhi në bluzë bëhet viral

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.