Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vd*kja e avokatit Dingo/ Saimir Visha hedh dyshimet: Tentativë vr*sjeje

    August 24, 2024
    Vd*kja e avokatit Dingo/ Saimir Visha hedh dyshimet: Tentativë vr*sjeje

    Në foto mund të shikoni makinën që përplasi për vdekje avokatin Leonard Dingo në orët e para të datës 21 gusht.

    Dy ditë më vonë policia zbuloi se autor i këtij krimi ishte 22-vjeçari Erjon Kacani.

    Kacani ka qenë duke lëvizur në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë” dhe për shkak të shpejtësisë tej normave të caktuara ka përplasur për vdekje avokatin Dingo që në ato çaste po kalonte rrugën.

    Pas përplasjes, në pamjet e kamerave të sigurisë është fokusuar i riu i cili largohet nga vendngjarja drejt fshatit Kodër Arapaj ku braktisi mjetin dhe zhduket pa gjurmë.

    Gjatë ditës së djeshme kanë reaguar mbi këtë ngjarje tragjike kolegët e avokatit Dingo, të cilët shpreheshin se kjo është një vrasje e qëllimshme.

    Një tjetër koleg ka reaguar përgjatë ditës së sotme i cili e vlerëson ngjarjen si tentativë vrasjeje.

    “Është për të ardhur keq që muajt e fundit kemi vrasje, tentative vrasje të avokatëve. Ngjarja e fundit  ku kolegu ynë Leonard Dingo thuhet se ka vdekur në aksident por mekanizmi nuk tregon se kemi të bëjmë me një aksident por vrasje. Nuk jam i sigurt se nuk e njoh dosjen. Aksidenti është diçka që ndodh nga pakujdesia por veprimet post aksidentit na bëjnë të dyshojmë. Avokati merrej me çështje civile dhe këto çështje kur vijnë drejt fundit kanë problematikat e veta sepse çdo marrëveshje me avokatin lidhur me palën bëhet një titull ekzekutiv.’-shprehet Saimir Visha, drejtues i shoqatës së avokatëve penalistë.

    Muajt e fundit ka pasur disa ngjarje të rënda që kanë kërcënuar njerëz të drejtësisë si tritoli në Shkodër ndaj shtëpisë së gjyqtarit apo sulmi fizik ndaj avokatit Sokol Mëngjesi që sipas Saimir Vishës  kërkojnë një reagim të shpejtë nga autoritetet.

     

    Dingo Saimir Visha tentative vrasjeje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.