Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacioni antidro*ë në Elbasan, 26 urdhër-arreste dhe disa të ndaluar (Detajet)

    Operacioni “Fati i Lojërave” në Tiranë, sekuestrohen makina fati dhe arrestohet administratori i lokalit

    Arrestohen në Itali një shqiptar dhe një maroken, shkëmbyen dro*ë me 270 mijë euro cash, detaje nga operacioni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Vdekja e 27-vjeçarit, Gjykata vendos 30 ditë burg për 5 policët

    July 9, 2025

    Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për pesë zyrtarë policorë të përfshirë në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu. Policia dyshohet se ka përdorur forcë të tepruar gjatë ndërhyrjes, çka dyshohet se çoi në vdekjen e të riut më 7 korrik në Lipjan.

    Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, konfirmoi se vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, e cila i akuzon zyrtarët për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

    Sipas dosjes hetimore, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën “Hajredin Bajrami”, ku Agon Zejnullahu dyshohej se po kryente veprime të dhunshme ndaj kalimtarëve dhe automjeteve. Policia intervenoi në vendin e ngjarjes, por ndërhyrja degjeneroi në një përballje fizike që përfundoi tragjikisht.

    Prokuroria përshkruan momentet kur Zejnullahu tentoi të largohej dhe si policët përdorën forcë për ta neutralizuar – përfshirë përdorimin e sprejit lotsjellës dhe mbajtjen e tij me forcë në tokë. Në dosje theksohet se njëri nga zyrtarët vendosi gjurin në shpinën e Zejnullahut, afër qafës, ndërsa të tjerët e mbanin nga krahët dhe këmbët për ta prangosur. Nga kjo ndërhyrje, ai dyshohet se humbi jetën për shkak të pakujdesisë së treguar gjatë arrestimit.

    Të ndaluarit janë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani, Ibrahim Nela dhe Endrit Beqiri. Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tyre ndërsa hetimet janë në vijim.

    Rasti ka shkaktuar reagime të forta publike dhe kërkesa për transparencë dhe përgjegjësi institucionale. Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

    27-vjeçari kosove Lipjan policia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacioni antidro*ë në Elbasan, 26 urdhër-arreste dhe disa të ndaluar (Detajet)

    May 2, 2026

    Operacioni “Fati i Lojërave” në Tiranë, sekuestrohen makina fati dhe arrestohet administratori i lokalit

    May 2, 2026

    Arrestohen në Itali një shqiptar dhe një maroken, shkëmbyen dro*ë me 270 mijë euro cash, detaje nga operacioni

    May 2, 2026

    Bageta e 1 Majit ndez Francën, Kryeministri francez përplaset me sindikatat

    May 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.