Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    VIDEO/ Grabitje si në filma në Itali! Banka merret peng me 25 persona brenda, autorët zhduken në mënyrë misterioze

    Shpërdorim detyre pas sherrit me thika në Bulqizë, AMP pezullon dy policë të Dibrës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ‘Vatikan islamik në Tiranë’/ Mediat greke të shqetësuara për planin e Ramës: E mbështet Erdogan, kujt do i shërbejë?

    September 24, 2024

    Mediat greke kanë shkruar sot lidhur me projektin e shpalosur nga kryeministrit shqiptar për krijimin e një shteti Bektashi në Tiranë.

    Me titullin “Vatikan” islamik në Tiranë gazeta “Ta Nea” shkruan se ky shtet krijohet me mbështetjen e Ramës dhe Erdoganit.

    Cili është Urdhri Bektashi që dëshiron ta mbrojë kryeministri shqiptar me ndihmën e presidentit turk thekson artikulli duke ngritur pyetjen se përse po krijohet një shtet i veçantë dhe cilave qëllime do tu shërbejë.

    Plani misterioz i Ramës për një shtet islamik në Shqipëri është edhe tituli i gazetës së djathtë “Eleftheros Tipos”.

    Sipas portalit të madh “ProtoThema” në Turqi: Reagojnë bektashinjtë ndaj planit të Ramës për një shtet të pavarur mysliman në Shqipëri.

    Artikulli ju referohet deklaratave të kreut të Federatës së Alevitëve të Turqisë, Zeynel Abedin Koç, sipas të cilit bektashinjtë e Turqisë nuk miratojnë në asnjë mënyrë një shtet që bazohet në një besim dhe për më tepër në Shqipëri ku jetojnë rreth 115 mijë bektashinj, ose 5% të popullsisë së vendit.

    “Si alevitë që jetojmë në Turqi, ne mbajmë qëndrimin tonë në favor të laicizmit. Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia” – ka thënë ai. Gazeta “Kontra” ka titull në faqen e parë ”Plani i Erdoganit dhe Ramës për të krijuar një qendër për infiltrimin e myslimanëve në Ballkan.

    Një Vatikan i Islamit po krijohet në Shqipëri”. Sipas gazetës shteti i pavarur do të ketë bankën e tij dhe do të presë udhëheqës fetarë nga Turqia dhe vendet arabe. Erdogan dhe Rama po krijojnë lojëra të reja të hapura me faktorin fetar mysliman në Ballkan dhe janë gati të depërtojnë në rajon dhe të bëjnë presion ndaj Greqisë, por edhe Serbisë dhe Bullgarisë përmes këtij faktori shkruan gazeta.

    Nga ana e saj gazeta “Demokracia” ka në faqen e parë të saj artikullin me titull “Rama planifikon një mekë të re për fanatikët myslimanë. Çfarë rreziqesh lindin për vendin tone, reagon Turqia”.Ndërsa edhe e përditshmja “Apogjevmatini” komenton :Çfarë po bën Rama me shtetin e pavarur të Allahut në Tiranë”.

    Edi rama mediat greke vatikan ne shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026

    VIDEO/ Grabitje si në filma në Itali! Banka merret peng me 25 persona brenda, autorët zhduken në mënyrë misterioze

    April 16, 2026

    Shpërdorim detyre pas sherrit me thika në Bulqizë, AMP pezullon dy policë të Dibrës

    April 16, 2026

    Sherr mes të rinjve në Lezhë, Policia në ndjekje të autorëve

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.