Publikohen momentet e kapura në kamerat e sigurisë në biznesin e familjes Frrokaj më 30 Qershor të këtij viti, që tregojnë se si nisi përplasja mes Ersild Ishmit dhe dy vëllezërve Frrokaj.
Në pamje duken qartë që janë disa persona të cilët debatojnë dhe më pas nis edhe përleshja fizike.
Në një moment, është nxjerrë edhe një armë pistolete, të cilët policia e Shkodrës, e ka sekuestruar pasi ka ndërhyrë. Në video, dallohen pjesëtarët e familjes Frrokaj dhe viktima Ersild Ishmi.


