Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Ushqimet u shtrenjtuan në mars, inflacioni arrin në 2.1%

    April 8, 2025

    Çmimet e ushqimeve ndikuan ndjeshëm në inflacionin e muajit mars, sa gjysma e këtij treguesi. Inflacioni i përgjithshëm arriti në 2.1% ndërsa tek ushqimet qëndron në nivelin e 1.04%.

    Pas disa muajve në qëndrueshmëri, inflacioni u rrit përsëri. Ushqimet u shtrenjtuan më shumë të ndikuara kryesisht nga bulmeti vezët, zarzavatet përfshirë patatet por dhe mishi grupkategoritë që ndikuan më së shumti në inflacion.

    “Mbetemi goxha më poshtë objektivit që ne kemi për inflacionin vjetor që është rreth 3%. Ajo që na prek më shumë të gjithëve është pjesa e ushqimeve duke theksuar bulmetrat e zarzavatet që kanë shkaktuar këtë rritje dhe kjo lidhet me situatën aktuale në këto sektor Por dhe kursi këmbimit mund të ndikojë për mallrat e importuara”, tha Selim Blliku, ekspert ekonomie.

    Në vlerën totale të inflacionit në muajin që lamë pas ndikuan dhe kategoritë e tjera si mobilet, pijet alkoolike, qiratë dhe argëtimi e kultura por dhe baret e restorantet me përkatësisht 0.26%, 0.22%, 0.17% dhe 0.16%.

    “Vjen pranvera rritet më tepër qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve nisja e sezonit dhe kjo sadopak mund të na tregoj dhe ndonjë trend”, tha Blliku.

    Teksa prej muajsh inflacioni në vendin tonë qëndron nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%, faktorët e jashtëm gjeopolitik shihen si një rrezik për këtë tregues në vijim.

    “Këtu mund të shfaqen oportunitete se këto mund të synojnë vende të tjera për shitjen e mallrave të tyre dhe jo me Amerikën për atë treg është bërë i shtrenjtë. Një vend si ne për aq sa kemi blerës, volumi tregtar mund të jetë disi i limituar”, tha Blliku.

    Shqetësimet se Shqipëria mund të përballet me një tjetër krizë çmimesh janë ngritur edhe nga guvernatori I Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në deklaratën e fundit për politikën monetare, i cili tha se rritja ekonomike dhe inflacioni mund të ndikohen nga tarifat tregtare të vendosura nga SHBA, kryesisht nga vendeve të BE.

    cmimet inflacioni Mars ushqimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.