Pas kërcimit me Loredanën, Egli dhe Gjesti patën një përplasje së bashku ditën e sotme. Këngëtari mendon se Egli ia shkatërroi lojën me Loredanën, planet që ata kishin thurur bashkë.
Ndërkohë Egli shprehet se ajo ka aktruar dhe i ka mbajtur lojën Gjestit.
Sipas saj, ai ka menduar me të vërtetë se ajo u bë xheloze për të.
Ndërkohë Gjesti i kthehet: O tri hipoteza kam dashur të bëj me atë lojë, të bëja Valbonën…, mos më bëj të flas tani”, duke u kujdesur që të mos i tregojë planet e tij.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Në atë minutë që reagoi kjo ma prishi mua komplet.
Egli: Ti besove për vete se unë u bëra xheloze, ça të prisha unë.
Gjesti: Po nuk është dashur.
Egli: E besove ti, jo më Lori, që ishe duke më shkelur syrin e prapë besove. E kur shkova të ulesha te shkallët më the hajde këtu se dua të rri me ty, nuk dua ta bëj këtë gjë. Lëre tani se u bëre pishman që s’e vazhdove dhe do të ma ngecësh mua.
Gjesti: Mirë se të duash.
Egli: Lojën e ke patur të hapur, vetëm të kam ndihmuar.
Gjesti: O tri hipoteza kam dashur të bëj me atë lojë, të bëja Valbonën…, mos më bëj të flas tani.
Egli: Unë ta mbajta lojën, unë nisa dhe aktrova po ti s’më ke kuptuar.
Gjesti: Ajo e mendoi se unë po luaja me ty.
Egli: Po e di, e kuptova.


