Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Storm arena” është bërë një festë për banorët e shtëpisë, ku ata kanë kërcyer nën ritmet e muzikës.
Loredana është vënë re teksa u afrua me Gjestin dhe kërcejnë bashkë.
Ditën e sotme Loredana është zgjuar “e penduar” për gjestin e bërë, pasi ka menduar se si e ka parë Jozi situatën nga jashtë.
Pranë saj ishte Gerta, e cila iu shpreh se ish-banori nuk mërzitet për këtë se e kupton.
Pjesë nga biseda:
Lordana: Jam e sigurt që kërcimet nuk kanë qenë të tepruara.
Gerta: Jo moj jo. Nuk mërzitet Jozi për atë.
Loredana: Fundja e fundit…
Gerta: Nuk mërzitet Jozi për atë punë fare, mos ki hallin e tij. Puna është se ata do të nisin ta përdorim gjithmonë, kupton? Ai lloj plani nuk mund të funksiononte.
Loredana: Jo.
Gerta: Nuk mund të bëhej ajo gjëja. Por meqenëse je në këtë pikë se asgjë nuk kthehet pas, kur të vijnë mos u kthe asnjë përgjigje, fare, zero, ik. S’dua të jap shpjegim thuaj, ty nuk të jap shpjegime s’kam asnjë lloj detyrimi.


