Site icon Informohu siç duhet

Ulërima dhe panik/ 30 vjeçarin e nxjerrin nga makina për në spital, momenti i frikshëm për dëshmitarët e atentatit në Vlorë

Janë publikuar pamjet e rënda pak momente pasi në lagjen Çole të Vlorës kërciti kallashnikovi dhe më shumë se 30 plumba u zbrazën ndaj një mjeti që po parkonte.

Brenda mjetit ndodhej 30 vjeçari Kevin Hajrulla, që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Tiranë tek Trauma. I plagosur rastësisht mbeti edhe një person që ishte pranë në momentin fatkeq, i identifikuar si Armand Spahiu.

Kushëririn e ‘të fortit’ të Vlorës e qëlluan teksa parkonte, makina shoshë nga plumbat. 3 autorët i vunë flakën mjetit

Kejvin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrullës i njohur si i forti i Vlorës i cili i ka shpëtuar tre atentateve.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet momenti kur i plagosuri nxirret nga mjeti ku iu bë atentat dhe futet me urgjencë në një mjet tjetër për t’u nisur drejt spitalit.

Atentati mbrëmë në Vlorë, Kevin Hajrulla në gjendje të rëndë, transportohet në Tiranë. Mbi 30 plumba ndaj tij

Personat që u ndodhën aty dhe e ndihmuan dëgjohet teksa bërtasin dhe ulërasin dhe në një moment njëri prej tyre bërtet me frikë “iku ore iku”. Dëshmitari ka pasur frikë për jetën e të plagosurit.

Radar.al

Exit mobile version