Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes gazetarit Ronaldo Sharka dhe aktorit të njohur Visjan Ukcenaj.
Tema e debatit mes tyre u bë Egli Tako.
Ishte Ronaldo ai që e nxiti debatin pasi u shpreh se Egli Tako nëse nuk do të ishte posesive, do të ishte akoma me Olsi Bylykun me të cilin ajo pati një romancë 5-vjeçare.
“Nëse Egli nuk do të ishte posesive dhe do të ishte e dashura perfekte, sot do të ishte me Olsin dhe jo në Big Brother si vajza që dashurohet me Gjestin”, tha gazetari.
Mirëpo nga ana tjetër Ukcenaj e mohoi këtë gjë.
Aktori u shpreh se duke qenë se e njeh shumë mirë si Olsin ashtu dhe Eglin, këtë të fundit e vlerëson si një njeri shumë të mirë, një vajzë të edukuar që di të debatojë dhe i ka treguar limitet e saja.


