Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Vlorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
I riu, me inicialet Gj. I., është shoqëruar në spital nga shërbimet e policisë, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga stafi mjekësor.
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes, ndërsa pritet të merret edhe dëshmia e të plagosurit pas përfundimit të ndihmës mjekësore.


